90% e Bitcoin janë hedhur në qarkullim, gërmimi i 10% kërkon 120 vite

Vetëm 13 vite nga lançimi, rrjeti i bitcoin ka arritur një objektiv të madh ku 90% e të gjithë bitcoin janë gërmuar tashmë.

Megjithatë pjesa e ngelur prej 10% do të duhet të paktën 100 vite për tu gërmuar. Historia e bitcoin filloi 13 vite më parë ku rrjeti u lançuar më 3 Janar 2009.

Asokohe arkitekti misterioz i kriptomonedhës, Satoshi Nakamoto, gërmuar bllokun e parë njohur si Blloku Gjeneza.

Një prej tipareve të veçanta të kriptomonedhës është limiti prej 21 milionë bitcoin që mund të gërmohen. Sipas të dhënave të BlockchainCom, janë gërmuar 18.89milionë ose 90% të limitit. Kanë ngelur më pak se 2 milionë për tu gërmuar.

Megjithatë për shkak të ndryshimeve në procesin e gërmimit siç është rritja e vështirësisë, do të thotë se 21 milionë bitcoinët do të gërmohen plotësisht në vitin e largët 2140.

Shkak është përgjysmimi i bitcoin. Është një moment ku çdo 210 mijë blloqe të gërmuara, shpërblimi që gërmuesit marrin përgjysmohet. Aktualisht shpërblimi është 6.25 bitcoinë ndërsa në 2024 do të reduktohet në 3,125 bitcoinë. Në 2009-ën shpërblimi për gërmimin e një blloku ishte 50 bitcoinë.

Por me çdo përgjysmim rritet edhe vështirësia e gërmimit, një proces që ndodh në çdo 2,016 blloqe ose çdo dy javë. Kështu gërmuesve ju duhet më tepër kohë për të gërmuar bllokun e radhës.

Përllogaritet se afro 3.5 milionë bitcoin kanë humbur për shkak të keqmenaxhimit të çelësave privatë apo humbjes së jetës të poseduesit. /PCWorld Albanian