Çfarë janë kriptomonedhat?

Kriptomonedhat janë këmbim valutor peer-to-peer*. Ato nuk ekzistojnë fizikisht. Nuk mund të kapësh një bitcoin dhe ta mbash në duar, ose ta nxjerrësh nga portofoli. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të kenë vlerë monetare, pasi besojmë që e keni vënë re sa shpejt dhe në mënyrë drastike po rriten çmimet e këmbimeve valutore virtuale në muajt e fundit.

Sa kriptomonedha ekzistojnë momentalisht?

Ky numër ndryshon gjatë gjithë kohës, por sipas CoinMarketCap.com, në dhjetor të vitit të kaluar kishte 1,375 monedha të ndryshme virtuale të cilat mund të bliheshin nga investitorët. Vlen të thuhet që barriera e hyrjes në treg është goxha e ulët në kriptomonedha. Kjo do të thotë që nëse ke kohë, para, dhe një ekip njerëzish që dinë të programojnë, ke një mundësi të zhvillosh kriptomonedhën tënde personale. Ka shumë gjasa që kriptomonedha të reja do vazhdojnë të futen në këtë industri me kalimin e kohës.

Kur janë shpikur kriptomonedhat?

Teknikisht, ideja e një vlere valutore elektronike peer-to-peer ka qenë në përpunim e sipër për disa dekada, por nuk kishte sukses deri në vitin 2008, kur u krijua bitcoin-i. Qëllimi fillestar i krijimit të bitcoin-it, dhe të gjitha vlerave valutore të cilat dolën më pas, ishte të rregullonin një numër të madh problemesh me mënyrën se si dërgoheshin para nga një palë në tjetrën.

Çfarë problemesh? Për shembull, bankave iu duhet shumë kohë për të kryer një pagesë ndërkufitare dhe institucionet financiare po korrin shpërblimet e tarifave duke vepruar si palë e tretë gjatë transaksioneve. Kriptomonedhat nuk funksionojnë brenda sistemit tradicional financiar, por nëpërmjet teknologjisë së blockchain-it.

Çfarë është blokchain-i?

Blockchain-i është libri digjital i llogarive në të cilin ruhen të gjitha transaksionet e bëra me kriptomonedha. Nëse blen bitcoin, shet bitcoin apo e përdor për të paguar në restorant, të gjitha këto veprime do regjistrohen (të koduara), në këtë libër digjital llogarish. Kjo ndodh me të gjitha kriptomonedhat.

Konsiderojeni teknologjinë blockchain si infrastrukturën që qëndron poshtë monedhave virtuale. Është themeli i shtëpisë, ndërsa monedha virtuale përfaqëson gjithë produktin që ndërtohet mbi këtë themel.

Pse është blockchain-i një zgjedhje më e mirë se sistemi i tanishëm për transferiminin e parave?

Blockchain-i ofron një numër të madh avantazhesh potenciale, por është i dizenjuar për të zgjidhur tre probleme kryesore që ndodhin në sistemin e tanishëm të transaksionit të parave.

Së pari, teknologjia e blockchain-it është e decentralizuar. Në terma më të thjeshtë, kjo do të thotë që nuk ka një qendër fizike të dhënash ku ruhen të gjitha këto informacione. Të dhënat e librit digjital të llogarive ruhen në serverë të ndryshëm hard drive-esh nëpër të gjithë botën. Arsyeja pse ndodh kjo është e dyfishtë: 1.) siguron që asnjë person ose kompani të mos ketë autoritet qëndror mbi kriptomonedhat, dhe 2.) shërben si roje kundër sulmeve kibernetike, në mënyrë që kriminelët të mos kenë mundësi të fitojnë kontroll ndaj kriptomonedhave dhe të shfrytëzojnë pronarët e tyre.

Së dyti, siç u tha më lart, nuk ekziston një palë e mesme në teknologjinë e blockchain-it. Pasi nuk ka nevojë që një bankë të mbikëqyrë këto transaksione, ideja është që tarifat e transaksionit mund të jenë më të ulëta se ato të tanishmet.

Së fundmi, transaksionet në network-ët e blockchain-it mund të kryhen shumë më shpejt se në sistemin tradicional. Në mes tjerash, kjo ndodh sepse bankat kanë orare shumë të ashpra pune, dhe janë të mbyllura të paktën një ose dy ditë në javë. Dhe, siç thamë, transaksionet ndërkufitare mund të mbahen me ditë të tëra deri sa të verifikohen fondet. Me blockchain, verifikimi i transaksioneve është gjatë gjithë kohës i vazhdueshëm, që do të thotë se transaksionet mbyllen shumë më shpejt, ose ndoshta aty për aty.

Si verifikohen transaksionet në blockchain?

Ndoshta po pyesni veten se si këto transaksione verifikohen. Sigurisht që duhet të merren parasysh edhe disa logjistika, si për shembull verifikimi se një monedhë virtuale nuk po harxhohet dy herë. Këto verifikime zakonisht janë detyrë e një grupi njerëzish që quhen “minatorë”.

Minatorët e kriptomonedhave nuk janë asgjë më shumë se njerëz me kompjuterë shumë të fuqishëm të cilët konkurrojnë me njerëz të tjerë me kompjuterë shumë të fuqishëm në zgjidhjen e ekuacioneve të komplikuara matematikore. Këto ekuacione janë produkt i enkriptimit të dizenjuar për të mbrojtur të dhënat e transaksionit në librin digjital të llogarive.

Minatori i parë që e zgjidh këtë ekuacion dhe e verifikon transaksionin në librin e llogarive, merr një shpërblim i cili njihet si “shpërblim block-u”. Ky shpërblim paguhet në monedha virtuale dhe është një shembull se si verifikohen transaksionet e bitcoin-it. Ndryshe ky proces njihet si “proof of work”.

Procesi tjetër i verifikimit i cili përdor quhet “proof of stake.” Këtu nuk ka nevojë për konkurrencë mes minatorëve, sepse modeli i “proof of stake” zgjedh vetë se kush do verifikojë transaksionet e ardhshme në bazë të pronësisë që kanë tek kriptomonedhat. Thënë ndryshe, sa më shumë monedha virtuale zotëron, aq më shumë ke mundësi të zgjidhesh si personi që do verifikojë transaksionet.

Si duhet të vlerësohen kriptomonedhat?

Askush nuk e di përgjigjen e kësaj, sepse varet nga disa faktorë të ndryshëm si:

  • Sa shpejt do inkuadrohet teknologjia në bizneset e mëdha;
  • Kur tregtarët do fillojnë të pranojnë kriptomonedhat si formë pagese;
  • Nëse qeveritë nëpër të gjithë botën do pranojnë kriptomonedhat, apo do t’i nxjerrin totalisht jashtë ligjit;

Gjithashtu është e paqartë se sa kohesive është një monedhë virtuale dhe blockchain-i që e nënvijëzon. Jo të gjitha kriptomonedhat kanë një monedhë vlera e të cilës është e përcaktuar shumë qartë, dhe prandaj vlerësimi i tyre është kaq i vështirë.

Kriptomonedhat kanë pësuar një rritje vlere të vazhdueshme në vitet e fundit dhe ne besojmë që ka shumë potencial të shndërrohet në “normalen” e re të bërjes së pagesave. Gjithesi, me të gjithë këta faktorë që u përmendën, mbetet të shihet.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova.