Krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin fiton shifrën rekord në gjyq

Shkencëtari kompjuterik Craig Wright që është vetëshpallur, si krijuesi i Bitcoin ka fituar gjyqin në Florida kundër ish partnerit të biznesit. Gjykata vendosi që ish-ortaku Dave Kleiman duhet t’i kthejë gjysmën e shumës së Bitcoin që zotëron. Shifra e Bitcoin që fitoi Craig Wright kap vlerën e 54 miliard dollarëve në treg, raporton “CNN”.

Shkencëtari deklaroi në një video-mesazh, që duhet ta ndryshojnë në mënyrën e duhur botën e kriptomonedhës dhe parasë digjitale. Ai u shpreh i kënaqur për vendimin e gjykatës. Familjarët e Dave Kleiman deklaruan, se ai dhe Wight kanë qenë shokë dhe partnerë biznesi para se të ndodhte kjo ngjarje.

Dave Kleiman vdiq në vitin 2013. Gjykata në vendimin e saj akordoi dhe 100 milion dollarë, për familjen e Kleiman me arsyetimin se ai kontribuoi në krijimin e Bitcoin.