Banka Qendrore e Rusisë nisi një fushatë kundër kriptomonedhave private ditën e Premte ndërsa raportohet se synon të ndalojë investimin në to.
Rusia është një prej vendeve që ka kundërshtuar më së shumti kriptomonedha përgjatë viteve duke thënë se mund të përdoren për pastrim parash dhe financim të terrorizmit.
Edhe pse ju dha një status ligjore në 2020-ën, ndaloi përdorimin e tyre si formë pagese.
Më herët Banka kishte thënë se vendi duhet të rregullojë kriptomonedha duke citur eksperiencën e Kinës dhe Indisë.
Në Shtator Kina shtoi përpjekjet kundër kriptomonedhave duke ndaluar çdo transaksion e madje edhe gërmimin e tyre.
Ndërsa Banka Qendrore Ruse ka planifikuar të lëshojë monedhën e saj dixhitale, siç njihet ndryshe si Rubla Dixhitale. /PCWorld Albanian