Libra e Facebook vdes para se të lind!

Më shumë se dy vite pasi prezantoi planet për një kriptomonedhë të quajtur Libra, Facebook po përgatitet për ta braktisur njëherë e mirë.

Diem Association themeluar nga Facebook për të menaxhuar monedhën dixhitale është duke eksploruar shitjen e aseteve sipas një raporti të Bloomberg.

Ishte rezerva federale Amerikane që i dha goditjen e fundit duke vënë nën presion Silvergate, partnerin bankar të Diem për linçimin e monedhës.

Nëse Diem po përpiqet të shesë aksionet, mund të jetë një sinjal se kriptomonedha nuk është e realizueshme. Fillimisht Libra ishte menduar si një monedhë dixhitale mbështetur në një shportë monedhash të disa vendeve të botës por që autoritetet rregullatorë e refuzuan.

Më pas u krijua një dizajn më i thjeshtë përpara se të ribrandohej në Diem. Si duket as kjo nuk ka funksionuar për Facebook.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova. /PCWorld Albanian