Bitcoin mund të bjerë me 20 përqind në Shtator

Edhe pse Bitcon konsiderohet si një kundërshtar i aseteve tradicionale financiare, ky aset dixhital influencohet ndjeshëm nga kushtet makroekonomike.

Ndërsa Rezerva Federale Amerikane po përgatitet për të aplikuar një politikë të re monetare në Shtator, analistët e Bitfinex paralajmërojnë se vendimi i agjencisë mund të ndikojë për keq tek çmimi i Bitcoin.

Sipas një raporti kërkimor të Bitfinex, analistët thonë se BTC mund të bjerë me 20 përqind nëse autoritetet ulin interesat. Ata thonë se ulja e interesave do të influenconte paqëndrueshmërinë afatshkurtër dhe afatgjatë të kriptomonedhës më të madhe në botë.

Edhe pse Bitcon konsiderohet si një kundërshtar i aseteve tradicionale financiare, ky aset dixhital influencohet ndjeshëm nga kushtet makroekonomike.

Bitcoin është rritur me 32 përqind që prej fillimit të muajit Gusht kryesisht nga komentet e autoriteteve për ulje të interesave. Bitfinex tha se tregtuesit e Spot po shesin në mënyrë agresive ndërsa ata të Futures dhe Perpetual po blejnë.

Analistët parashikojnë se nëse autoritetet ulin interesat me 25 pikë, tregu do të absorbonte lajmet më shpejtë duke rezultuar në rritje likuiditeti dhe ulje të frikës nga recensioni.

Megjithatë, analistët e Bitfinex theksuan se kushtet janë të ndryshme në ciklin aktual. Bitcoin ka pësuar dy ngjarje përgjysmuese që nga viti 2019 dhe ekonomia globale nuk po përballet aktualisht me sfidat e një pandemie.

Ata besojnë se Bitcoin mund të humbasë 15 deri në 20 përqind të vlerës pas uljes së interesave duke prekur 50,000 apo edhe 40,000. /PCWorld Albanian

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.