Bitcoin i afrohet barrierës së 100 mijë dollarëve

Bitcoin preku një rekord të ri ditën e Premte ndërsa po i afrohet barrierës së 100 mijë dollarëve. Kriptomonedha ka dyfishuar vlerën e saj këtë vit dhe është rritur me 45 përqind që kur Trump siguroi fitoren në zgjedhjet presidenciale më 5 Nëntor.

Ditën e fundit Bitcoin u rrit me 1 përqind në 99,380 dollarë dhe është drejt rrugës për të siguruar performancën më të mirë që prej muajit Shkurt.

Kriptomonedha duket sot më shumë se kurrë pranë adoptimit në masë që nga krijimi i saj 16 vite më parë. Aprovimi i ETF-ve në Janar të këtij viti ka ndihmuar në rritje e besimit në industrinë.

Këtë vit Bitcoin është rritur me 130 përqind.

Trump përqafoi kriptomonedhat gjatë fushatës së tij duke premtuar që ta bënte SHBA-në kryeqytetin e planetit të kriptoaseteve. Madje premtoi të krijonte një rezervë shtetërore të Bitcoin.

Investitorët kripto u entuziasmuan më tepër kur shefi i Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA Gary Gensler tha ditën e Enjte se do të jepte dorëheqjen kur Trump të merrte drejtimin.

Nën Gensler, SEC hapi padi ndaj Coinbase, Kraken, Binance dhe disa firmave të tjera kripto për shkelje të ligjeve financiare.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut./PCWorld Albanian