Bitcoin vendos rekord të ri vjetor duke kapërcyer vlerën e 43 mijë dollarëve

Bitcoin po fiton terren ndërsa kriptomonedha më e madhe në botë arriti në 43 mijë dollarë për herë të parë që prej muajit Prill 2022 ditën e Marte.

Çmimi i Bitcoin u ngjit me afro 4 përqind në 43,478 dollarë sipas Coin Metrics duke fituar më shumë terren krahasuar me një ditë më parë dhe ndërsa entuziasmi për ETF-të Bitcoin në SHBA po shtohen.

Fitimet e vlerës së ditës së Marte e dërgojnë Bitcoin 160 përqind më lart që nga niveli më i ulët i 2023. Ether u rrit me 1.6 përqind në 2,263 dollarë, një rritje me 88 përqind për 2023.

Në javët e fundit kriptomonedha më e madhe në botë po prek rekorde të reja vjetore. Gjatë fundjavës për herë të parë kapërceu kufirin e 40 mijë dollarëve ndërsa hera e fundit që ishte në këtë nivel ishte Prilli 2022.

Optimizmi rreth aprovimit të mundshëm të një ETF-je Bitcoin në SHBA ka qenë forca kryesore shtytëse e vlerës së kriptomonedhës. Ekziston një konsensus i gjerë se ETF-të Bitcoin do të marrin dritën jeshile në 2024 nga autoritetet Amerikane.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova. /PCWorld Albanian