Kolapsi, pse LUNA ishte një skemë piramidale

Pas kolapsit të monedhës stabël UST, e cila ra shumë poshtë 1 USD ku ishte planifikuar të qendronte, edhe simotra e tij, LUNA ra pothuajse në zero duke i avulluar para syve kursimet miliona personave, ndërkohë që kjo lëvizje destabilizoi të gjithë tregun e kriptomonedhave.

LUNA është monedha bërthame e ekosistemit TERRA, i cili në vetvete përdor si monedhë stabël pikërisht UST (USD Terra). Në lidhje me këtë si edhe shkaqet e mundshme që çuan ekosistemin TERRA drejt kolapsit, abcnews.al ka shkruar pak ditë më parë dhe gjithçka mund ta gjeni KËTU.

Sëfundmi janë shtuar zërat se ekosistemi TERRA ishte një piramidë, skemë Ponzi, dhe se ishte destinuar të dështonte duke bërë që miliona investitorë të humbisnin kursimet e tyre.

Këtë version mbështet edhe miliarderi Bill Ackman, i cili njihet për investimet e shumta në kriptomonedha.

Ackma shkruan në Tëitter se nuk kishte si të ndoshte ndryshe, me një ekosistem që ofron 20% interes për monedhat e depozituara duke bërë që vlerën e saj ta rriste vetëm prej rritjes së kërkesës dhe jo duke patur një aktivitet të mirëfilltë biznesi në të, shkruan abcnews.al.

“LUNA rriti vlerën e saj në treg duke rritur numrin e investitorëve nga njëra anë dhe duke ulur numrin e monedhave nga ana tjetër. Gjithçka u shkatërrua në momentin që numri i shitësve ishte më i madh se numri i blerëve”, tha ai.

Në fakt, kështu siç e shpjegon Ackman funksionon në mënyrë të mirëfilltë edhe një skemë Ponzi, apo skemë piramidale, siç jemi mësuar ta thërrasim në shqip. Sipas kësaj skeme, investorët e vjetër paguhen me paratë e investitorëve të rinj. Gjithçka funksionon për mrekulli për aq kohë sa baza e piramidës vijon të zgjerohet, ndërkohë që shkatërrimi vjen kur të ardhurat nga investitorët e rinj janë më të vogla krahasuar me detyrimet ndaj investitorëve të vjetër.

Çfarë ndodhi?

UST (USD Terra) ishte një monedhë stabël algoritmike, që do të thotë se vlerën e saj nuk e kishte bazuar te ndonjë monedhë reale si dollar amerikan për shembull, ndryshe nga Tether apo monedha të tjera të ngjashme. Stabiliteti i UST mundësohej përmes një algoritmi. Sipas këtij algoritmi, çdo UST e përdorur për të blerë LUNA digjej gjatë procesit dhe e anasjellta, për këmbim nga LUNA në UST, digjej LUNA në vlerën e UST-së së blerë. Në këtë mënyrë ruhej balanca.

Krijuesit e ekosistemit TERRA ndërtuan edhe një skemë të depozitimit të UST-së duke ofruar 20% interes për këdo që e bëntë këtë. Kjo u bë me qëllimin e vetëm për të ulur inflacionin e UST-ve në treg. Dhe gjithçka funksionoi: 70% e UST-ve në treg ishin të depozituara.

Skema funksionoi deri në momentin kur investitorët hoqën nga depozitat 2 miliard UST brenda ditës, të cilat më pas u shitën duke ulur menjëherë vlerën e UST-së, gjë që shkaktoi një reaksion zinxhir që çoi në situatën e sotme (Lexoni më shumë KËTU).

E gjitha kjo sipas Ackman ishte “flamuri i kuq” i rendësishëm që duhej të ishte parë nga të gjithë, shkruan abcnews.al.

“Dixhitalizimi i skemës LUNA dhe zhurma rreth kriptos i mundësoi asaj rritje të shpejtë në treg”, shkroi Ackmann në Twitter.

Ai e sheh blockchainin si një “teknologji brilante me potencial të madh”, por sipas tij “skema si LUNA kërcënojnë të gjithë ekosistemin e kriptos”.

“Industria e kriptove duhet të vetërregullojë projektet e tjera të kriptove pa asnjë model biznesi, përpara se sa ky vetërregullim gjymtues të sjellë pasojat e këqija,,por pse jo edhe të mira”, shkruan ai duke shtuar: Projektet e kriptomonedhave që nuk bazohen në modele biznesi janë të destinuara të dështojnë dhe të marrin me vete të gjithë tregun.

E gjithë kjo që ndodhi mund të sjellë një përshpejtim në drejtim të marrjes së masave për rregullimin e tregut të kriptomonedhave. Ka mjaft investitorë që do ta donin këtë, por shumë te tjerë jo, pasi sipas tyre, decentralizimi i tregut ishte pikërisht ajo që i bëri të besojnë te blokchainet.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova.
abcnews.al