Banka Qendrore e Indisë do të nisë një version dixhital të rupit në vitin e ardhshëm financiar, tha ministrja indiane e financave.
“Futja e një monedhe dixhitale nga banka qendrore do t’i japë një shtysë të madhe ekonomisë dixhitale”, pohoi Nirmala Sitharaman teksa prezantoi buxhetin vjetor të vendit.
“Valuta dixhitale do të çojë gjithashtu në një sistem më efikas dhe më të lirë të menaxhimit të monedhës”, shtoi ajo.
Banka e Indisë do të prezantojë monedhën dixhitale në vitin financiar 2022/2023, i cili fillon më 1 prill, transmeton Telegrafi.
Sitharaman nuk dha detaje se si do të funksiononte rupi dixhital ose si do të dukej, por tha se do të prezantohej “duke përdorur blockchain dhe teknologji të tjera”.
Ministrja gjithashtu deklaroi se të ardhurat nga transferimi i aseteve dixhitale virtuale duhet të tatohen me një normë prej 30 për qind, raporton CNN.
India do të ishte një nga ekonomitë më të mëdha në botë, duke futur të ashtuquajturën monedhë dixhitale të bankës qendrore (CBDC) nëse i qëndron planeve të saj.
Kina ka punuar në një version dixhital të juanit të saj që nga viti 2014 dhe është më përpara kur bëhet fjalë për promovimin global të CBDC.
Ndryshe, Blockchain i referohet një teknologjie që u krijua fillimisht me Bitcoin, por përkufizimi ka evoluar që atëherë pasi aplikimet që kanë tejkaluar kriptovalutat.
Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova. /Telegrafi/